Semi doli nga shtëpia e BBV | Bora e pret me përqafim, shpërthen në lot

Semi doli nga shtëpia e BBV |…

Gjatë mbrëmjes së djeshme, banorja e cila la shtëpinë e BBV ishte Semi Jaupaj. Kujtojmë se në nominim ishte Semi dhe Einxhel, por publiku vendosi të mbajë brenda shtëpisë moderatoren dhe të largonte këngëtaren.

Pasi u largua, jashtë shtëpisë, Semi u prit nga dy miket e saj, përfshirë këtu edhe shoqen e zemrës, Bora Zemanin. Takimi mes Semit dhe dy mikeshave është filmuar dhe më pas publikuar në story, në Instagramin e Borës.

Gjatë përqafimit pas daljes së Semit nga BBV, Bora shihet e përmalluar duke qarë me lot nga gëzimi, ndërsa këngëtarja u fal një përqafim të ngrohtë. Ndërkohë kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpi, Semi shfaqi shumë afrimitet me Donald Veshajn, ish të dashurin e Bora Zemanit.

Pavarësisht zërave që miqësia e Borës dhe Semit mund të jetë prishur pas këtij afrimiteti mes këngëtares dhe aktorit, moderatorja me këtë video ka treguar se mbetet një shoqe zemre me Semin edhe pse kjo e fundit ishte shumë e afruar me Donaldin gjatë qëndrimit në shtëpinë e vëllait të madh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit