Semi fajësoi produksionin për prishjen e lidhjes Bora-Donald, Lori Hoxha nxjerr "kthetrat" dhe hakmerret

Semi fajësoi produksionin për prishjen e lidhjes…

Semi Jaupaj është këngëtarja e cila ishte pjesë e BBV deri në momentin që u eliminua nga publiku. Këngëtarja është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, vajzës e cila po përjeton një moment jo shumë të mirë, pas lidhjes së ish-it të Saj Donald Veshaj, me këngëtaren Beatrix Ramosaj, të cilët po jetojnë romancën e tyre brenda shtëpisë së BBV. Pas daljes nga programi, Semi Jaupaj ka hedhur akuza të forta ndaj produksionit të BBV, ndërsa i akuzuar si fajtor për prishjen e lidhjes Donald-Bora. Këngëtarja është shprehur se nëse produksioni do e lejonte Borën t’i dërgonte një mesazh ose sinjal Donaldit ai do e dinte ajo e pret ende dhe nuk e do vazhdonte lidhjen me Triksën. Pas kësaj akuze ka ardhur reagimi i Lori hoxhës, producentë e spektaklit BBV. Përmes një emaili zyrtar, Lori Hoxha ka apeluar çdo produksion të ‘Top Channel’ që çdo emision i cili transmetohet në atë kanal, të mos ftojnë për asnjë moment Semi Jaupajn duke e lënë jashtë çdo lloj programi që transmetohet në Top Channel.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit