Semi i shprehet Borës: Kur isha keq, përqafoja Donaldin që të ndieja energjinë tënde!

Semi i shprehet Borës: Kur isha keq,…

Semi Jaupaj dhe Bora Zemani janë shoqe shumë të ngushta, teksa që pas hyrjes së Semit dhe Donaldit në BBV dhe afërsisë së tyre, u ngitën pikëpyetje mbi shoqërinë që mund të kishte tani Bora pas përqfimeve që Semi i jepte Donaldit, ish të dashurit të moderatores shqiptare. Gjatë puntatës së djeshme të BBV, Bora surprizoi me prezencën e saj në shtëpi, teksa shkëmbeu puthje më Donaldin dhe mbështeti publikisht Semin në rrugëtimin e saj. Ndërkohë Semi Jaupaj, i tha Borës se gjatë gjithë kohës ka përqafuar Donaldin, në mënyrë që të ndiente energjinë pozitive të Borës.

PJESË NGA DIALOGU

Semi: Më ka marrë shumë malli. Sa herë mendoja mos kalon këtu dhe doja të ndjeja energjinë tënde sa herë isha keq dhe shkoja përqafoja te Donaldi për të ndjerë energjinë tënde. Pse thonë ashtu që na shohin ndryshe jashtë? Unë e di që ti nuk e ke atë mendim.

Bora: Çke ti si të shohin jashtë? Kujtohu për çfarë u fute këtu. E ke sfidë personale këtë, e ke sfidë me veten.

Semi: Je mërzitur për gjërat që kam treguar?

Bora: Nuk keni lënë gjë pa thënë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit