Sëmundja e rrallë që prek fëmijët mbërrin në Greqi. A rrezikohet Shqipëria?

Sëmundja e rrallë që prek fëmijët mbërrin…

Një tjetër sëmundje e frikshme, pas koronavirusit, po alarmon botën. Bëhet fjalë për sëmundjen e njohur si “Kavasaki”, e cila prek më shumë fëmijët.

Mediat e huaja kanë raportuar se kjo sëmundje ka prekur dy fëmijë në Greqi të cilët po kurohen, njëri në Spitalin Hipokrati të Selanikut dhe tjetri në spitalin Attikon.

Mediat shtojnë se fëmija në Selanik është testuar për koronavirus dhe ka dalë negativ, por mjekët nuk janë të shqetësuar pasi sipas tyre të tilla raste ka çdo vit. Emmanouil Roilidis, profesor i pediatrisë dhe sëmundjeve infektive në Universitetin Aristotel të Selanikut, ishte gjithashtu i sigurt për sindromën Kavasaki që prek fëmijët.

“Kemi pasur raste para dhe do ta kemi edhe pas pandemisë. Sigurisht që është një sëmundje e rrallë”, tha ai duke shtuar. Në disa pjesë të botës me përhapjen e Covid-19, si Neë York, Londër ka pasur raste të sëmundjes e disa fëmijë u testuan pozitiv për koronavirusin, disa nuk ishin pozitivë”.– ka thënë ai.

Po ashtu komisionerja e Shëndetësisë në Nju Jork tha se një numër fëmijësh që kishin koronavirusin, kishin zhvilluar gjithashtu sëmundjen e rrallë të njohur me emrin “sëmundja Kawasaki”.

“Përgjithësisht, nëse identifikohet herët, ekziston një kurë efikase dhe zakonisht nuk lë pasoja afatgjata“, u tha gazetarëve për sindromën Dr. Oxiris Barbot, Komisionere për Shëndetësinë e qytetit të Nju Jorkut.

Komisionerja gjithashtu u bëri thirrje prindërve që të monitorojnë nga afër çdo simptomë dhe të kontaktojnë mjekun e fëmijës së tyre nëse pikasin shenja të sëmundjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit