Sëmundja i pret në mes jetën infermieres së re, nënë e dy fëmijëve, kolegët e pikëlluar

Sëmundja i pret në mes jetën infermieres…

Infermiere Erjola, si e thërrisnin të gjithë në Lushnje, nuk jeton më. Pavarësisht moshës shumë të re, Erjola nuk ka mund të fitojë betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Ajo ishte nënë e dy fëmijëve dhe një profesioniste në punën e saj.

Kolegët e saj në NJVKSH Lushnje, japin lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të infermiere Erjolës, ndërsa të pikëlluar shkruajnë se dhe bluzat e bardha janë të vdekshëm si të gjithë.

“Shendeti vjen i pari… dhe jeta eshte e shtrenjte… Keto fjale nuk jane thene kot…  Jane thene nga njerez te cilet e kane perjetuar sproven me semundjen, nga njerez te cilet e kane mposhtur ate dhe nga njerez te cilet jane mposhtur nga ajo….

1 ndër to ishe dhe ti Erjola, e cila edhe pas shume betejash me semundjen, nuk arrite te dilje fitimtare mbi të…

Bluzat e bardha nuk jane Zoti, edhe ata jane te vdekshem njesoj si te gjithe, ndaj ne sot perulemi para teje per gjithe perkushtimin qe i ke dhene profesionit tend duke e nderuar ate bluze te bardhe qe mbaje veshur. Prehu ne paqe e dashur Erjolë”, shkruajnë kolegët e Erjolës.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes për ikjen e parakohshme nga jeta të njeriut të tyre të shtrenjt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit