Sëmundja që shkakton rënien e dhëmbëve, ja si mund ta parandaloni

Sëmundja që shkakton rënien e dhëmbëve, ja…

Shpesh anashkalohen si probleme jo serioze, por vëmendja e viteve të fundit për shëndetin e dhëmbëve, e ka shndërruar atë në një temë të rëndësishme.

Përveç estetikës, dhe bezdisjes që shkaktojnë, përhapja e sëmundjeve të lidhura me dhëmbët është bërë paksa alarmante.

Por dhe dhimbje të forta dhëmbësh dhe nofullash kur hamë ushqime të ftohta apo të nxehta.

Këto janë shenjat më të hasura për prezencën e problemeve me dhëmbët.

Parodontoza shkakton një inflamacion të rëndë të mishrave të dhëmbëve, i provokuar nga bakteret që ngjiten në smaltin e dhëmbëve.

Një nga sinjalet kryesore të kësaj sëmundjeje është gjakosja e mishrave të dhëmbëve gjatë larjes me furçë.

Numri i të prekurve është në rritje.

Në bazë të të dhënave të Federatës Evropiane të Periodontologji, ku bazohet dhe numri i të prekurve nga kjo sëmundje ka vlera alarmues.

Kjo sëmundje sipas raportimeve është më e përhapur këto 30 vitet e fundit, por përsëri mbetet jo shumë e njohur. Shumica e të prekurve alarmohen kur ndjejnë dhëmbët t’u lëvizin.

Në bazë të të dhënave janë përreth 750 milion të prekur nga kjo sëmundje në botë. Ku vetëm 3 milion janë rezultojnë të jenë në juglindje të Evropës.

Një nga këshillat kryesore është pikërisht vizita tek dentistët dy herë në vit. Kështu ju do të keni mundësi që të kryeni kontrolle periodike për çdo shqetësim.

Përsa i përket higjienës personale, ju sugjeron larjen e dhëmbëve me pastën e duhur dy herë në ditë./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit