Sëmundja ‘vë përpara’ profesorin e Ekonomikut/ Dërgohet me helikopter në urgjencë

Sëmundja ‘vë përpara’ profesorin e Ekonomikut/ Dërgohet…

Profesori i Universitetit Ekonomik të Tiranës, Fatmir Memaj është dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se ai vuan nga problemet me stomakun dhe nga Pogradeci u nis me helikopter drejt kryeqytetit ndërsa fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar pas mbërritjes në Tiranë.

Profesori na bën me dije për sëmundjen e tij përmes një postimi në Facebook  ku ka ndërthurur edhe bulza humori.

Ndërsa ka falenderuar mjekët në Tiranë dhe Pogradec për kujdesin e treguar ndaj tij.

‘Të nderuar miq. Pas një problemi akut me stomakun u ndodha ne urgjencë në Pogradec prej andej me helikopter në Tiranë. Falenderoj stafin mjeksor të Pogradecit dhe të Nënë Tereza në Tiranë për profesionalizmin.Tani jam mirë por i hospitalizuar. Rezultatet janë:

1.Shtova ne cv udhetim me helikopter mjeksor (kisha udhetuar vetem me helikopter ushtarak).

2.Nje luftetar hyne ne luftra te ndryshme sepse eshte luftetar.

3.Nuk me lejohet te pi vere.

4.Ju perqafoj duke zbatuar me shume se distanca minimale fizike por me zero distance sociale.

5.Do vazhdoj te shkruaj ne fb per veren etj.

6.Leksioni online mbaroi. Mirupafshim.”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit