Sëmundjet mund të vrasin më shumë se bombardimet në Gaza

Sëmundjet mund të vrasin më shumë se…

Spitalet e pushtuara dhe të shkatërruara nga forcat e ushtrisë së Izraelit dhe bombardimet e tyre gjatë konfliktit me grupimin Hamas ka bërë që mundësitë e trajtimit të sëmundjeve në spitale të vështirësohen. Gjthashtu nevoja për medikamente është urgjente për personat që janë trajtuar në spitale dhe ata me sëmundje të tjera.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se më shumë njerëz mund të vdesin nga sëmundjet sesa nga bombardimet në rripin e gazës nëse sistemet shëndetësore dhe sanitare nuk riparohen.

Infrastruktura në territorin është gjymtuar nga mungesa e furnizimit me karburant dhe nga sulmet ndaj spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Gjithashtu edhe godinat dhe objektet e Kombeve të Bashkuara janë bombarduar nga ushtria e Izraelit që prej datës 7 Tetor.

“Eventualisht ne do të shohim më shumë njerëz të vdekur nga sëmundjet sesa nga bombardimet nëse ne nuk jemi të gatshëm për të rindërtuar sistemin shëndetësor” – ka thënë Margaret Harris, një zëdhëndëse e OBSH.

Ajo përshkroi kolapsin e spitalit al-Shifa në gazën veriore si një tragjendi dhe shprehu shqetësimin për ndalimin e personelit mjekësor nga ushtria izraelite.

Një koordinator i Kombeve të Bashkuara ka thënë që duhen ndihma mjekësore urgjente për të sëmurët dhe të plagosurit në Gaza. /Al Jazeera

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit