Senatori amerikan kundër shtrëngimeve për Covid: Nuk kemi pse e pranojmë mbylljen

Senatori amerikan kundër shtrëngimeve për Covid: Nuk…

Rand Paul, senator republikan i djathtë në SHBA, ish- mjek ka folur kundër masave arbitrare të tiranisë së burokratëve.

Paul shprehet në video se ka ardhur koha që të ketë rezistencë ndaj masave kundrejt Covid, që i shohim si jo të drejta.

“Ka ardhur të rezistojmë. Ata nuk mund të na arrestojnë të gjithë. Ata nuk mund t’i lenë jashtë shkollave, në shtëpi, të gjithë fëmijët tuaj. Ata nuk mund të mbyllin çdo ndërtesë qeveritare. Sido që kam një listë të gjatë të atyre që ata mund t’i mbyllin, që mund të duhet t’i mbyllin.

Nuk kemi pse t’i pranojmë detyrimet, mbylljet, politikat e dëmshme të tiranëve. Ne thjesht duhet të themi “Jo”, jo prapë. Nancy Pelosi, ti nuk do më arrestosh apo të më ndalosh mua, apo këdo nga stafi im, që bëjmë punën tonë.

Ne ose e kemi kaluar koronavirusin, ose e kemi bërë vaksinën, ose na është ofruar vaksina. Ne do të bëjmë zgjedhjet tona shëndetësore. Ne nuk do të paraqesim një pasaportë, ne nuk do mbajmë maskë.

Ne nuk do i nënshtrohemi kontrolleve dhe testimeve të zakonshme, që ti të vazhdosh me mbretërimin tënd, të dehur me pushtet, në Kongres. President Biden, ne nuk do respektojmë urdhëresat e institucioneve të tua, askush nuk do i bindet detyrimit anti-shkencor, të CDC për maskat”, shprehet Paul.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit