Senatori republikan tërhiqet nga gara e primareve për zgjedhjet presidenciale në 2024

Senatori republikan tërhiqet nga gara e primareve…

Senatori republikan Tim Scott është tërhequr nga gara e primareve për zgjedhjet presidenciale në 2024 pasi dështoi të rriste mbështetjen dhe të ngjitej në sondazhet e zhvilluara kohët e fundit duke qenë në vendet e fundit në garë.

Ai i tha Fox News se kishte pezulluar fushatën e tij duke u bazuar në reagimet dhe interesin e ulët të votuesve.

“Unë pezulloj fushatën time. Mendoj se votuesit e kanë pasur vërtetë të qartë duke më thënë “Jo tani Tim”” – deklaroi Tim Scott të programin e së dielës në Fox News.

Më herët ish-zëvendës presidenti Mike Pence u tërhoq nga gara e primareve në një event të partisë republikane për shkak të mbështetjes së dobët nga votuesit.

Duket që gara e primareve për zgjedhjet për president në partinë republikane do të jetë midis ish-presidentit Donald Trump dhe gurvenatorit të shtetit të Floridës Ron DeSantis, ku ish-presidenti është në avantazh të dukshëm përballë DeSantis.

Zgjedhjet presidenciale në Amerikë do të zhvillohen në 5 Nëntor të 2024, mes konflikteve që po ndodhin aktualisht në botë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit