Senegali zgjedh presidentin e ri, u betua në prani të dy grave të tij

Senegali zgjedh presidentin e ri, u betua…

“Senegali do të jetë një vend shprese, në paqe dhe me një sistem drejtësie të pavarur dhe demokraci më të fortë,”

Këto ishin fjalët e presidenti i ri i Senegalit, Bassirou Diomaye Faye.

Ai gjithashtu ka premtuar se do të rinegociojë kontratat e naftës, të gazit dhe të mineraleve me kompanitë e huaja.

44-vjeçari, në momentet e fundit të fushatës elektorale, u shfaq duke mbajtur duart e të dy grave të tij Marie dhe Absa.

Një zgjedhje e qartë nga fituesi që premton ndryshim rrënjësor duke thënë votuesit kanë vendosur për zhvillim dhe mirëqenie.

“Rezultatet e zgjedhjeve treguan një dëshirë të thellë për ndryshim,” tha Faye pasi bëri betimin në detyrë. “Senegali do të jetë një vend shprese, në paqe dhe me një sistem drejtësie të pavarur dhe demokraci më të fortë,” tha ai.

Bassirou Diomaye Faye premtoi “një ndryshim sistematik”, duke shtuar se beson që votuesit kanë shprehur “aspiratën e tyre për një sovranitet më të madh, zhvillim dhe mirëqenie”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit