Serbët dynden në videot e TvaNews, komentojnë kundër Kombëtares së Shqipërisë

Serbët dynden në videot e TvaNews, komentojnë…

Kualifikimi i Shqipërisë në Euro2024 më shumë se ka gëzuar shqiptarët, ka tërbuar serbët. Inati dhe sjelljet rraciste janë aq të larta saqë videot e publikuara nga TvaNews ka qenë objekt sulmi nga komentet e organizuara. Bëhet fjalë për marshimet ku filmohen Tifozët Kuq e Zi duke brohoritur në mbështetje të Kombëtares. Dhjetra komente fyese janë derdhur ndaj shqiptarëve, ku duket se interesi i serbëve ka qenë i lartë. Komentuesit nisin fyerjet nga flamurit kombëtar dhe shqiponjës dykrenare. Serbët pretendojnë se emblema e shqiponjës i përket vetëm vendeve ortodokse si Serbia, apo Rusia.

A do t’i ndalojë ndokush që të përdorin shqiponjën ortodokse??? Të gjitha vendet ortodokse kanë shqiponjën dykrenare në stemën e tyre, Serbia dhe Rusia, vendet perandorake me kurore, a ka mundësi që nuk kanë asgjë të tyren? Te pakten të vënë një dhi” – shkruan një serb.

Harta e Kosovës me ngjyrimet e flamurit serb po ashtu ishin disa nga komentet e serbëve në faqen e TvaNews. Serbët kanë përdorur edhe këngëtaren Rita Ora, e cila në një koncert valviti flamurin serb mbi shpinën e saj. Po ashtu komentet fyese rracore dhe në forma të ndryshme denigruese, u dyndën në mënzrë të organizuar. Duket se serbët nuk e kapërcejnë dot faktin se mbi qiellin e tyre u valvit mbrëmjen e 14 tetorit 2014 flamuri i Shqipërisë Etnike, atë Europian Shqipëria u kualifikua teksa serbët u dënuan nga UEFA.

Goglat e Euro2024 ka gjasa të na rendisin sërish në grup me Serbinë, në fazën e eliminatoreve. Tensionet ndihen ende pa u zyrtarizuar një fakt i tillë, ndonëse tifozët shqiptarë dhe lojtarët e Kombëtares shpresojnë të kenë një përballje tjetër me Serbinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit