"Serbët ia bën vetes"/ Eksperti i sigurisë: Një në dy familje ka armë, i nxisin fëmijët t’i përdorin

“Serbët ia bën vetes”/ Eksperti i sigurisë:…

Dy të rinj në Serbi, shkaktuan një masakër të atillë që dhimbja do të mbetet gjatë në memorje. Afro 16 adoleshentë dhe të rinj u vranë nga bashkëmoshatarët e tyre brenda dy ditëve. Sipas ekspertit të sigurisë, Bedri Elezi, serbët ia bën vetes këtë ngjarje pasi sipas tij një në dy familje në kanë në shtëpi një armë. Eksperti tha se zakonisht serbët mbajnë armë të kalibrit të rëndë, si kallashnikovi.

Ndikuar nga urrjetja që kanë për disa vende të ndryshme të Ballkanit, dyshohet se serbët futën në familje një frymë dhune duke u përgatitur fëmijët për beteja me armë. Mirëpo kjo përgatitje për luftë, sipas ekspertit iu kthye mbrapsht në popullatën e tyre. Modeli i ndjekur për të ushqyer të fëmijët përdorimin e armëve rezultoi tragjik teksa Vuçiç ka urdhëruar kontrollet për armë në çdo shtëpi.

Serbët janë në vazhdimësi janë inkurajuar për ushtrim dhune e përdorim të armëve dhe e kanë bërë në shtetet ballkanike. Serbët në familje i inkurajojnë për posedim të armëve fëmijët e tyre. I nxisin me urrejtje ndaj popujve të tjerë në Ballkan dhe kjo bën që çdo qytetar ta konsideroj të rëndësishme armën. Ne kemi informacione se çdo e dyta familje mund të ketë në posedim një armë zjarri, sidomos armë zjarri automatik apo kallashnikov. Përdorimin e tyre e konsiderojnë siç kanë barinjtë shkopin”,-tha eksperti Bedri Elezi.

Ndërkohë është zbardhur dëshmia e të riut serb që vrau me armë zjarri 8 persona dhe plagosi 13 të tjerë. Në seancën dëgjimore në Prokurorinë e Lartë Publike, ai ka pranuar se ka kryer krimet e përgjakshme ndërsa ka thënë se e ka bërë për ta frikësuar popullatën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit