Serbët përdhosën flamurin shqiptar në Beograd, fieraku i përgjigjet me të njëjtën monedhë

Serbët përdhosën flamurin shqiptar në Beograd, fieraku…

Nikola Keljanovic, është 22 vjeçari serb që hoqi flamurin shqiptar në ambasadën e Beogradit. Pas kërij veprimi, ka ardhur kundërpërgjigje nga ana e një shqiptari. Kristaq Ziu është hakmarrë ndaj aktit të serbëve disa ditë më parë që dogjën flamurin shqiptar në rrugët e Beogradit. Në këtë video ai shprehet se kjo është një reagim ndaj përdhosjes së flamurit shqiptar.

Shqiptari Kristaq Ziu:

Flamuri i plehrave! Filmoje këtë pjesë. Të reagojnë të gjithë shqiptarët pas ftesës që kryeministri Vuçic i bën kryeministrit shqiptar në Serbi, ulet dhe digjet flamuri shqiptar dhe të gjithë shqiptarët nuk reagojnë për këtë përdhosje. Jemi në muajin e flamurit kombëtar dhe është turp kombëtar. I gjithë populli shqiptar duhet të reagojë ndaj djegies së flamurit shqiptar. Serbët nuk kanë kërkuar falje që na kanë vrarë dhe prerë vëllezrit tanë dardanë, por na djegin dhe simbolin. E ftojnë mikun në shtëpi dhe e vrasin. Historikisht, të gjithë endacakët nga stepat e Rusisë vijnë në tokën e shqiptarëve dhe na përdhosin. Sot e 30 vite në Shqipëri ka vetëm tradhëti nga politika e Tiranës. Reagoni shqiptarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit