Serbi/ 13-vjeçari që vrau 8 nxënës dhe një roje sigurie do të transferohet në klinikë psikiatrike

Serbi/ 13-vjeçari që vrau 8 nxënës dhe…

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha sot se 13-vjeçari, që vrau tetë nxënës dhe një roje në një shkollë fillore në Beograd do të transferohet në një klinikë psikiatrike.

Vuçiç shtoi se nëna dhe babai i djalit janë arrestuar.

Për momentin, djali është në një vend të veçantë dhe do të transferohet në një departament të specializuar të një klinike psikiatrike”, tha presidenti serb para gazetarëve.

Kujtojmë se adoleshenti qëlloi për vdekje mësuesin e tij në një klasë të shkollës së Beogradit këtë mëngjes përpara se të hapte zjarr ndaj nxënësve të tjerë dhe rojeve të sigurisë, duke vrarë tetë nxënës dhe një roje, tha ministria e brendshme e Serbisë.

Sulmi në shkollën fillore “Vladislav Rybnikar” në Beograd ishte planifikuar paraprakisht nga sulmuesi adoleshent, njoftoi në një konferencë për media komandanti i departamentit të policisë së Beogradit, Veselin Milic./Zougla

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit