Serbi i provokoi nga ballkoni, shqiptarët e 'përshëndesin' në kor dhe e detyrojnë të tërhiqet

Serbi i provokoi nga ballkoni, shqiptarët e…

Një incident ka ndodhur sot gjatë festimeve të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Kumanovë.

Një shqiptar i Maqedonisë së Veriut  ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se gjatë atmosferës festive, një person nga kati i gjashtë i një ndërtese pranë vendit të festimeve ka dalë në ballkon dhe ka vendosur një flamur serb.

Ky veprim provokues shkaktoi reagim të menjëhershëm nga shqiptarët e Kumanovës që po festonin, të cilët iu përgjigjën me thirrje në kor ndaj personit në fjalë, i cili mendohet të jetë serb.

Siç shihet dhe në pamjet e filmuara, pas reagimit të shqiptarëve, flamuri serb u hoq nga ballkoni.

“Shqiptarët festojnë në Kumanovë dhe një serb vendos flamurin e tij në ballkon për të provokuar. Kur filloi muzika dhe flamujt shqiptarë, ai doli në ballkon dhe vendosi këtë flamur. Flamuri u largua më pas,” shprehet qytetari.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit