Serbi/ Shpërthim i fuqishëm, banorët tregojnë tmerrin: Nuk kishim parë kështu që prej bombardimeve të NATO-s

Serbi/ Shpërthim i fuqishëm, banorët tregojnë tmerrin:…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Serbi, ku një fabrikë e prodhimit të raketave ka shpërthyer. Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe ka lënë të paktën dy viktima pas.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Buabjt Potokut pak km larg Beogradit. Ka dëmë materiale dhe të plagosur. Banorët u shprehën se nuk kishin përjetuar të tillë shpërthimi që nga bombardimet e NATO-s gjatë luftës.

“Nuk kishim dëgjuar shpërthime të tilla që prej bombardimeve të NATO-s”, u shpreh një banor për mediat serbe.

Sipas mediave serbe, pas shpërthimit, raketat që ndodheshin aty kanë fluturuar në zonët përreth duke ndezur edhe zjarre. Njëra prej tyre ra në një parking duke djegur disa makina.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit