Serbi thirrje shtetit të tij: T’i kërkojmë falje Kosovës, e papranueshme sjellja në kufi!

Serbi thirrje shtetit të tij: T’i kërkojmë…

Një shtetas serb, Tomislav Lulzim Perusiç i ka bërë thirrje shtetit të Serbisë që t’i kërkojnë falje Kosovës, dhe e cilësoi si të papranueshme sjelljen në kufi.

Perusiç e ka kthyer Prishtinën në shtëpinë e tij të dytë.

Ai tha se i ka ndjekur më vëmendje zhvillimet e këtyre ditëve në veriun e Kosovës, dhe është acaruar nga ajo që bënë serbët. “U nervozova kur pashë protestat në kufi, mënyra sesi shajnë dhe përdorin një fjalor shumë primitive. Nuk e mbështes atë veprim. Me sjelljen e qeverisë serbe, mund të them se kemi shumë shkelje të të drejtave të qytetarëve te Kosovës”, është shprehur ai ndërsa prek idenë e reciprocitetit.

Sipas të riut, Serbia duhet t`i kërkojë falje Kosovës. “Nuk mund të vazhdohet kështu, me të kaluarën, duhet zbardhur çështja e të pagjeturve dhe besoj se Serbia ka edhe përgjegjësi t’i shpërbleje familjet e viktimave të luftës”, shton ai ndërsa thotë se që të arrihet një marrëveshje dy shteteve, nuk duhet ndihma e Amerikës apo dikujt tjetër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit