Serbia blen drone luftarak nga Kina, raketa dhe pajime të teknologjisë së lartë

Serbia blen drone luftarak nga Kina, raketa…

Serbia ka marrë ditët e fundit një skuadrilje dronësh luftarak dhe për zbulim, të markës “CH-92A”, nga Kina.

Kjo e fundit i ka sjellë edhe sasinë e raketave të dronëve në rast se ata duhet të përdoren për qëllime sulmi.

Kjo është hera e parë që Kina eksporton pajisje aviacioni të teknologjisë së lartë për përdorim ushtarak, në një vend evropian.

Ky po ashtu, është konsidruar nga analistët ushtarak si një moment historik për firmat kineze të armëve, të cilat kanë arritur të kapin tregjet europiane, të dominuara nga prodhimet amerikane, izraelite dhe gjermane..

Dronët pritet të bëhen disa nga armët më të përparuara në arsenalin serb, pasi avionët pa pilot mund të kryejnë zbulim taktik, shënjestrime precize, sulm në tokë dhe misione patrullimi, thanë ekspertët.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, inspektoi nga afër dronët të shtunën, duke u njohur me teknologjinë e lartë kineze.

Një skuadrilje prej nëntë dronësh “CH-92A” plus 18 raketa ajrër-tokë “FT-8C”, u përfshinë në dorëzim e parë, ndërkohë që nga Kina mësohet se do të vijnë edhe 15 drone të tjera dhe sasia e municioneve përkatëse.

Droni kinez “CH-92A”, ka një rreze luftarake më shumë se 250 kilometra, një lartësi maksimale prej 5000 metrash dhe një shpejtësi maksimale prej 200 kilometrash në orë.

Ai mund të mbajnë dy raketa, përfshirë raketën ajër-tokë “FT-8C”, që mund të arrijë objektivat 9 kilometra larg, sipas informacionit në dispozicion publik.

Eksperti ushtarak me qendër në Pekin, Wei Dongxu, i tha “Global Times” të hënën se, “‘CH-92A’ është alternativa më e mirë për Serbinë, për shkak të efikasitetit të saj të lartë në raport me koston”.

Me një çmim relativisht të ulët, ky lloj i droni me madhësi të mesme, mund të ofrojë zbulim të saktë taktik, të godasë objektet në tokë duke përfshirë standard të larta precizioni dhe bunkerë, të drejtojë zjarrin e artilerisë dhe të kryejë misione patrullimi në zona të ndjeshme, si rajone kufitare dhe konflikti.

Firmat kineze të armëve, kanë qenë ofrues aktivë të droneve të përdorimit ushtarak në tregun ndërkombëtar, pasi seritë “CH” dhe “Wing Loong”, shpesh mund të shihen në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Që nga dhjetori i vitit 2018, 100 drone “Wing Loong” u ishin shitur klientëve të huaj.

[ngg src=”galleries” ids=”136″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit