Serbia bllokon autobusët e Kosovës në kufij me Kroacionë

Serbia bllokon autobusët e Kosovës në kufij…

Rreth 300 qytetarë nga Kosova janë bllokuar prej mbrëmjes së djeshme në pikën kufitare në Batrovc mes Kroacisë dhe Serbisë, dhe nuk lejohen të kalojnë.

Të shqetësuar për situatën, ata tregojnë se prej orës 22:30 të së martës autoritetet doganore i kanë marrë për kontroll dokumentat, dhe nuk i kanë lejuar që të kalojnë në anën tjetër të kufirit. Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Fatmir Haxholli, tha se autobusët me targa të Kosovës po mbahen peng prej mesnatës së shkuar.

Sipas tij ky veprim vjen ‘në shenjë hakmarrje dhe nervozizmi absurd’, pas votimit të një ditë më parë në Asamblenë Parlamentare të Evropës pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Nga ana tjetër autoritetet e Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin me çdo kusht  kalimin në territorin e Serbisë. “Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, u tha në njoftimin e përbashkët të MPJD-së dhe MPB-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit