Serbia menaxhon faqet në internet të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Serbia menaxhon faqet në internet të Agjencisë…

Faqja zyrtare në rrjetet sociale e Agjencisë Kombëtare të Turzmit është në menaxhim nga Serbia.

Ky fakt është denoncuar nga Blerim Gjeladini ekspert i rrjeteve sociale dhe teknologjisë. Me anë të një postimi në ‘Facebook’, ai ka treguar se kjo faqe nuk menaxhohet nga shtetas shqiptarë. Në postim ai përmend dhe shefen e ONEN IA, Mira Murati e cila është një shqiptare që solli një risi në mbarë botën sa i përket teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

Më tej eksperti ka shkruar se të rinjtë largohen nga vendi se nuk kanë një vend pune.

Postimi i plotë:

Mediat sociale të Agjencisë Kombëtare të Turizmit menaxhohen nga Serbia. Visit Albania

Ndërkohë, shefja e OPEN AI, që ka revolucionarizuar botën, është shqiptare. Wtf

Pse ofendoni kaq shumë diturinë e shqiptarit?

A nuk ka shqiptarë që të ndihmojnë këtë agjenci?

Shikojeni videon më poshtë.

Unë nuk kam asgjë kundër asnjë nacionaliteti ose kombësie, por disa gjëra duhet të kenë një kufi, sepse na ofendoni edhe inteligjencën. Pastaj thonë pse ikin të rinjtë, sepse nuk u jepni punë.

( https://www.facebook.com/100000372572342/videos/3679714002290039/ )

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit