Serbia nga sot shtet gjenocidal, OKB miraton rezolutën e Serbenicës

Serbia nga sot shtet gjenocidal, OKB miraton…

Asambleja e Përgjithashme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që njeh 11 korruikun e vitit 1995 si Ditë Ndërkombëtare të përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës në Bosnje-Hercegovinë.

Rezoluta u votua këtë të enjte mes debateve dhe kundërshtimeve, duke marrë 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime. Serbët të cilët janë autorë të gjenocidit ishin ata që kundërshtuan hapur miratimin e kësaj rezolute, e cila dënon mohimin e gjenocidit gjë që bëhet në mënyrë të vazhdueshme nga zyrtarët e serbisë si në Bosnje dhe në Serbi.

Kjo rezolutë është hartuar nga Gjermania dhe Ruanda, dhe për këtë ambasadorja gjermane Antije Leendertse u shpreh gjatë prezantimit të saj se “rezoluta nuk është kundër askujt, por vetëm ndaj autorëve të gjenocidit”.

Sipas presidentit serb Aleksandër Vuçiç rezoluta është me përmbajtje politike, dhe ajo nuk sjell asnjë riparim në Bosnje ose rajon, por vetëm sa do të thellojë ndarjet duke bërë që në të ardhmen të miratohen nisma të ngjashme.

Në 11 korrik të vitit 1995 serbët e Serbisë dhe të Bosnjës pushtuan Serbenicën, duke shkaktuar një masakër me të paktën 8 mijë të vrarë burra dhe djem të rinj myslimanë. Vazhdimisht Serbia e ka mohuar gjenocidin, por janë dy vendime të gjykatës së OKB-së që e njohin një gjë të tillë.

Me miratimin e kësaj rezolute, Serbia shpallet zyrtarisht një shtet që ka shkaktuar masakër, gjenocid!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit