Serbia njeh targat e automjeteve të Kosovës

Serbia njeh targat e automjeteve të Kosovës

Serbia ka vendosur që duke nisur nga data 1 janar e vitit 2024, të njohë targat e automjeteve të Kosovës. Kështu shtetasit kosovarë do të mund të lëviznin në territorin e Serbisë me targa të pambuluara. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i zyrës për dialogun me Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviç. Sipas tij, ky vendim ka ardhur për arsye praktike dhe për të lehtësuar pozitat e qytetarëve që lëvizin mes vendeve, por kjo gjë nuk parashikon njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ky lajm është pritur mirë nga qeveria e Kosovës, ndërkohë që reagime ka pasur edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Zhëdhënësi i BE-së Petër Stano u shpreh për mediat se vendimi për njohjen zyrtare të targave të automjeteve të lëshuara nga Republika e Kosovës është një lajm i mirëpritur, teksa shtoi që pret që edhe Kosova të bëjë të njëjtën gjë.

Ky vendim paraqet një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën Drejt Normalizimit, si dhe detyrimet e mëparshme nga dialogu lidhur me Lirinë e Lëvizjes. Kjo tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo gjithashtu përbën një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe europian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit. Ky vendim i hap rrugën heqjes së plotë të regjimit të afisheve. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, tha Stano.

Çështja e targave të automjeteve mes dy vendeve ka shpesh ka çuar në tensione dhe ka shtyrë diplomatët ndërkombëtarë për të ndërhyrë në dialog. Tashmë kërkesa ndaj Prishtinës është themelimi i Asociacioint të komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradit përmbushja e detyrimeve që do të çojnë drejt njohjes de facto të Kosovës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit