Serbia përfshihet nga protestat për masat kufizuese Covid-19, dhunë dhe gaz lotsjellës nga policia

Serbia përfshihet nga protestat për masat kufizuese…

Policia serbe ka përdorur gaz llotsjellës për të shpërndarë protestuesit para Kuvendit të Serbisë, të cilët po kundërshtojnë shtrëngimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Protestuesit kanë hedhur mjete të forta në drejtim të policisë. Protesta janë organizuar edhe në qytete tjera.

Në Novi Sad, protestuesit dëmtuan ndërtesën e Bashkisë në qendër të qytetit.

Gjatë protestës, një zjarr ka shpërthyer në hyrje të ndërtesës.

Më parë, protestuesit në atë qytet u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e Radio Televizionit të Vojvodinës (RTV).

Protesta përkrahet edhe nga partitë opozitare serbe. Më 7 korrik, pas një konference për media të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, qindra qytetarë u mblodhën para parlamentit serb për të kundërshtuar paralajmërimet për rivendosjen e orës policore.

Nga përleshjet para ndërtesës së parlamentit serb, mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të policisë dhe protestues.

Të mërkurën, presidenti serb, tha se Shtabi i Krizës mesiguri se nuk do të propozojë vendosjen e orës policore.

“Unë jam kundër që të mos vendoset ora policore”, tha Vuçiç, duke shtuar se një masë e tillë do të ndihmonte në përmirësimin e situatës me pandeminë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit