Serbia po planifikon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Serbia po planifikon rikthimin e shërbimit të…

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka propozuar rikthimin e shërbimitë të detyrueshëm ushtarak për të mbështetur forcat e armatosura në rast përshkallëzimit të tensioneve në rajon. Drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura kanë deklaruar në 4 Janar se do t’i bëjnë propozim Presidentit Aleksandër Vuçiç për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak që do të parashikojë për qytetarët serbë deri në katër muaj shërbim të detyrueshëm ushtarak.

Ministria e Mbrojtjes e ka kërkuar prej kohësh rikthimin e detyrueshëm të shërbimit ushtarak por propozimet e mëparshme janë anashkaluar për shkak të kostove të larta. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak është hequr në 1 janar të vitit 2011.

Kohët e fundit tensionet janë rritur sërish në ballkan për shkak të toneve nacionaliste të liderit separatist serb pro-rus në republikën srpska Milorad Dodik i cili ka kërcënuar se do të ndajë Bosnje dhe Hercegovinën nëse komuniteti ndërkombëtar vazhdon të forcojë dhe të mbështesë institucionet e Kosovës dhe institucionet multietnike në rajon. Dodik gjatë dy viteve të fundit është duke u përpjekur të zhvlerësojë rolin e autoriteteve të Bosnjës dhe të krijojë institucione paralele për të ndarë vendin përgjithmonë.

Sekretari i Jashtëm Britanik, David Cameron theksoi nevojën për stabilitet në Ballkan dhe u zotua për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për njohjen më të gjerë të Kosovës si një vend i plotë sovran gjatë një vizite në Prishtinë më 4 janar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit