Serbia provokoi në Katar, Vuçiç: Të mbështesim fuqishëm kombëtaren

Serbia provokoi në Katar, Vuçiç: Të mbështesim…

Pas dy ndeshjeve të luajtura në Kupën e Botës, Katar 2022, Serbia ka vetëm një pikë, të cilën e mori ditën e sotme përballë Camerunit, në një ndeshje ku serbët kishin në dorë 3 pikët.

Fakti që ishin në avantazh të dyfishtë dhe nuk arritën ta mbanin atë duket se u ka “prerë” krahët serbëve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç si duket e ka ndjerë diçka të tillë dhe së fundmi ka bërë një reagim, ku kërkon mbështetje nga i gjithë populli për kombëtaren e tyre si kur humb ashtu edhe kur fiton.

Vuçiç i ka kërkuar qytetarëve serbë që të mbështesë fuqishëm kombëtaren në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve përballë Zvicrës.

Përballje me Zvicrën nuk është vetëm një ndeshje futbolli për të dyja kombëtaret, pasi siç e dimë Zvicra është një ekip i mbushur me shqiptarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit