Serbia shkel marrëveshjen e Ohrit, Daçiç lobon kundër njohjes së Kosovës në vendet aziatike

Serbia shkel marrëveshjen e Ohrit, Daçiç lobon…

Një nga pikat e marrëveshjes së Ohërit mes Kosovës dhe Serbisë është që të dyja palët të qetësojnë marrëdhëniet mes tyre deh të mos ndërhyjnë në rrugën drejtë Europës që ka nisur secila.

Por, me sa duket Serbia po shkel këtë marrëveshje. Pasi, ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç, në vizitën e tij në disa vende aziatike ka lobuar për mosnjohje të Kosovës nga ato shtete.

“Vizita në Taxhikistan ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, duke pasur parasysh, siç thashë gjatë vizitës në Uzbekistan dhe Kirgistan, se Serbia neglizhoi rajonin e Azisë Qendrore, i cili është shumë i rëndësishëm, ku janë pesë vende jashtëzakonisht miqësore dhe tradicionalisht të afërta me ne të cilat janë në anën tonë kur bëhet fjalë për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit tonë territorial.

Në bisedimet me zyrtarët e Taxhikistanit u konfirmua edhe një herë mbështetja e Taxhikistanit për integritetin dhe sovranitetin tonë territorial dhe u tha qartë se nuk do ta njohin pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”, ka thënë Daçiç, siç raporton “Kosovo Online”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit