Sergio Busquets vendos të largohet nga Barcelona, pas 15 vitesh

Sergio Busquets vendos të largohet nga Barcelona,…

Sergio Busquets tashmë ka marrë vendimin e tij dhe do të largohet nga Barcelona më 30 qershor pasi t’i skadojë kontrata.

Siç raporton gazeta spanjolle “Marca”, mesfushori 34-vjeçar spanjoll ua ka bërë të ditur bashkëlojtarëve vendimin e tij dhe tashmë mbetet se kur dhe si do ta komunikojë zyrtarisht vendimin e tij, për t’u larguar nga katalanasit pas 15 vitesh.

Ndeshjet e mbetura të Barcelonës në shtëpi këtë sezon janë kundër Real Sociedad më 20 maj dhe më pas Mallorca dy javë më vonë.

Një fjalim lamtumire në këtë të fundit, ndeshja e fundit në shtëpi e sezonit dhe ndoshta dita e prezantimit të trofeut, mund të jetë një mënyrë e përshtatshme që Busquets të japë lajmin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit