Seria A/ Formacionet Zyrtare të Genoa-Juventus (FOTO)

Seria A/ Formacionet Zyrtare të Genoa-Juventus (FOTO)

Juventusi do të ketë një detyrë të vështirë ditën e sotme, teksa luan në transfertë me Genoan ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serie A.

Pikërisht ekipi xhenovez shpesh herë i ka hapur probleme ekipeve të ndryshme në shtëpi dhe të njëjtën gjë do të përpiqet të bëjë edhe me Juventusin.

Nga ana tjetër, të besuarit e Sarrit futen në fushë vetëm më një qëllim, për të marrë fitoren.

Bardhezinjtë do të kërkojnë të shkëputen në krye të renditjes, për të mos e rrezikuar titullin dhe për këtë arsye do të kërkojnë fitore me çdo kusht ditën e sotme.

Ky takim nis në orën 21:45 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme./Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit