Seria A/ Hysaj fiton ‘derbin e shqiptarëve’

Seria A/ Hysaj fiton ‘derbin e shqiptarëve’

Elseid Hysaj del fitues në ‘derbin e shqiptarëve’ në Serinë A.

Napoli i Hysaj ka triumfuar në fushën e vështirë të Veronës me rezultatin e pastër 0-2, duke marrë një fitore ndaj një rivali direkt këtë sezon.

Verona, me Kumbullën dhe Rrahmanin në fushën e lojës, e dominoi ndeshjen ndaj skuadrës së drejtuar nga Gattuso, por Napoli u tregua më cinik, duke realizuar dy gola nga goditjet standarde.

I pari që realizoi ishte Milik, i cili arriti t’i shmangej mbulimit të Kumbullës dhe me kokë realizoi golin e parë. Ndërkohë, Lozano vulosi rezultatin në minutën e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Verona mbetet në kuotën e 38 pikëve.

Në ndeshjen tjetër të së martës në Serie A, Cagliari fitoi 0-1 në fushën e Spal.

/Gazeta Atdheu/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit