Seria A/ Inter mposht Genoan dhe rimerr vendin e dytë

Seria A/ Inter mposht Genoan dhe rimerr…

Inter mposht Genoan dhe rimerr vendin e dytë.

Zikaltërit mundën në transfertë Genoan me rezultatin 0-3 dhe me këto 3 pikë kapërcejnë në renditje Atalantën, që një ditë më parë barazoi 1-1 ndaj Milanit.

Për ekipin e drejtuar nga Antonio Conte shënuan Lukaku (36’ dhe 92’) dhe Sanchez (83’).

Kur duhen dy ndeshje nga përfundimi i kampionatit, Inter e sheh veten 4 pikë pas Juventusit, me bardhezinjtë që kanë nevojë vetëm për 2 pikë në 3 ndeshjet që u kanë mbetur për t’u shpallur kampionë të Italisë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit