Seria A/ Lazio dorëzohet për titull

Seria A/ Lazio dorëzohet për titull

Me hapin e dytë radhazi falso ,tashmë, Lazio duket e dorëzuar në garën për titull këtë sezon në Serie A.

Pasi u mposht nga Milani 0-3 në “Olimpico”, bardhekaltrit kanë koleksionuar një tjetër humbje, këtë herë në fushën e Lecces që shpreson të mbijetojë mes më të mirëve në Itali.

Lecce mori një fitore 2-1, e cila mund të ishte edhe më e thellë, pasi iu anulua një gol dhe humbën një penallti, ndërsa Lazio u tregua sërish e pafuqishme për të marrë një rezultat pozitiv.

Ndeshja nisi me një supergol të vendasve, por arbitri e anuloi pasi pa një prekje me dorë në mesin e fushës, vetëm 3 minuta më pas, Caicedo shënon golin e parë për Lazion.

Megjithatë, Lecce nuk dorëzohet dhe barazon në pjesën e parë me Babacar, ndërsa goli i fitores për vendasit u shënua në nisjen e pjesës së dytë me anë të Lucioni-t.

Me këtë humbje, Lazio i jep mundësi Juventusit ta çojë në 10 pikë direncën, nëse do të arrijë të fitojë ndaj Milanit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit