SERIE A/ Të mëdhenjtë nuk dijnë të gabojnë, Kumbulla,Strakosha dhe Gjimshiti mes stolit dhe minutave të pakta

SERIE A/ Të mëdhenjtë nuk dijnë të…
Kanë përfunduar 7 sfidat e Serie A për javën e 15-të të kampionatit ku ranë në sy rezultate interesante
Featured image of article: SERIE A/ Të mëdhenjtë nuk dijnë të gabojnë, Kumbulla,Strakosha dhe Gjimshiti mes stolit dhe minutave të pakta

Kanë përfunduar 7 sfidat e Serie A për javën e 15-të të kampionatit ku ranë në sy rezultate interesante. Roma nuk gabon në shtëpi përballë Sampdorias duke fituar minimalisht 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Edin Dzeko në minutën e 72-të. Një sukses i tillë ngjit verdhekuqtë në vendin e 3-të me 30 pikë. Marash Kumbulla nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë takim.

CAGLIARI-NAPOLI 1-4

Pas tri rezultateve rradhazi pa marrë fitore, Napoli arrin suksesin në Sardenjë përballë Cagliarit me shifrat 1-4. Zielinski zhbllokoi sfidën në fraksionin e parë, ndërkohë që skuadra e Di Francescos arriti të barazonte me Joao Pedron pas 60 minutash lojë. Por festa e sardëve zgjati pak, pasi Napoli realizoi edhe 3 herë të tjera me Zielinskin, Lozanon dhe Insignen me penallti. Një fitore kjo që e ngjiti përkohësisht në vendin e 4-t skuadrën e kaltër.

ATALANTA-SASSUOLO 5-1

Atalanta tregon “dhëmbët” përballë një kundërshtari që këto javë ka bërë shumë në kampionat.Zikaltërit fitojnë me shifrat 5-1 falë një dygolësh të Zapatas dhe falë realizimeve të Pessinas, Gosend dhe Muriel. Kujtojmë që mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti u zëvnedësua në minutën e 77-të kur pothuajse ishin realizuar të gjitha golat.

GENOA-LAZIO 1-1

Lazio zhgënjen sërisht dhe tani bardhekaltërit kanë humbur terren në klasifikim me një sezon që po shkon drejt dështimit. Kundër Genoas ekipi i Simone Inzaghit nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Goli i Immobiles nga penalltia nuk mjaftoi për bardhekaltërit, pasi Destro në minutën e 55-të të pjesës së dytë barazoi shifrat. Thomas Strakosha ishte rezervë në këtë takim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit