Sërish bilanc tragjik tek 'Infektivi', humbin jetën 4 persona

Sërish bilanc tragjik tek ‘Infektivi’, humbin jetën…

Katër persona nuk kanë mundur ti mbijetojnë prekjes së koronavirusit në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se bëhet fjalë për dy 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75-vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.

Nga fillimi i pandemisë deri sot, numri total i viktimave ka shkuar në 93.

Në 24 orët e fundit rezultuan pozitivë me koronavirus 83 persona. Ndërsa mësohet se janë kryer 420 testime. Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spitalin ‘Infektiv’, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë./GazetaAtdheu.com/

LEXO EDHE: 

83 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit