Sërish frikë në Itali/ Ja sa fatalitete janë në 24 orët e fundit, rriten edhe rastet e reja me koronavirus

Sërish frikë në Itali/ Ja sa fatalitete…

Sërish frikë në Itali. 369 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Itali.

Sipas të dhënave të Emergjencave Civile në Itali, bëhet me dije se krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave ka pësuar një rritje të lehtë, pasi dje ishin vetëm 236 vdekje ndërsa sot numri ditor ka shkuar në 369.

Edhe numri i rasteve të reja të Covid-19 është rritur, pasi janë regjistuar 1444 të infektuar në 24 orët e fundit, ndërsa një ditë më parë Italia rregjistroi 1.075 pacientë të prekur nga Covid-19.

Italia është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi, pasi deri tani numërohen 29.684 viktima dhe janë infektuar 214,457 të tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit