Bllokóhet sërish pika kufitáre e Kapshticës, plotësohet kuota: Po na skádon támponi, Edi Rama na shkátërroi

Bllokóhet sërish pika kufitáre e Kapshticës, plotësohet…

Bllókimi vazhdon në pikën kufitáre të Kapshticës.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, kuota prej 300 personash që mund të kalojnë në këtë pikë në një ditë është plotësuar, dhe pala greke ka ndaluar punën.

Ndërkohë, qindar qytetarë kanë ngelur në radhë duke pritur, edhe nëpër autobusa.

Ata thonë se nëse presin kështu, do u skadojë afati i támponit, ndërsa kanë edhe punën për të kapur në Greqi.

“Támponin e kam bërë pardje, mbaron sot, presim si gjithë të tjerët. Aplikimin online e kam bërë, kam marrë konfirmimin për të kaluar sot. Të shohim ca do bëhet. Unë këtu në dogánë do rri.”, u shpreh një qytetar.

Ndërsa një tjetër hodhi ákuzá ndaj qeverisë Rama: “I paguajmë të gjitha, me támpon, me taksa, jemi me letra të rregullta.  Ky është shteti i Edi Ramës. Nuk ka shtet këtu, nuk bëjnë asgjë për ne. Na shkátërruan.”

Po ashtu mësohet se pólicia ka ngritur 2 póstobllóqe në aksin që të çon drejt pikës së kalimit kufitár.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit