Sërish tërmet i fortë në Turqi/ Kërkohet që njerëzit të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara

Sërish tërmet i fortë në Turqi/ Kërkohet…

Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur sërish Turqinë, dy javë pas një tërmeti masiv që vrau dhjetëra mijëra njerëz në Turqi dhe Siri.

Tërmeti e kishte epiqendrën në Defne, në provincën jugore të Hatay të Turqisë, pranë kufirit me Sirinë, tha të hënën Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) gjithashtu raportoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.4 në një thellësi prej 10 kilometrash, raporton CNN

AFAD paralajmëroi njerëzit të qëndrojnë larg vijës bregdetare si një masë paraprake, ndërsa nënpresidenti i vendit u kërkoi banorëve të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara.

Pasgoditja e fuqishme pasoi një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 7.8 ballë më 6 shkurt që la më shumë se 46,000 njerëz të vdekur në Turqi dhe Siri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit