Sërish tragjedi në Bulqizë| 65-vjeçari humb jetën në fabrikën e pasurimit të kromit

Sërish tragjedi në Bulqizë| 65-vjeçari humb jetën…

Nuk kanë të mbaruar ngjarjet e rënda në qytetin e Bulqizës. Një person ka humbur jetën të enjten e këtij 9 dhjetori.

Mësohet se viktima 65-vjeçar po punonte në fabrikën e pasurimit të kromit.

Ngjarja tragjike ndodhi në vendin ku shkarkohet rëra që del nga përpunimi i pasurimit të kromit në fabrikë.

Policia dhe ambulanca janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, ku dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Përmendim që jo më larg se një ditë më parë, një i ri humbi jetën në Bulqizë dhe një tjetër u plagos pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga e përfundoi në greminë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit