Servisi në Vlorë përfshihet nga flakët, shkrumbohet kamioni

Servisi në Vlorë përfshihet nga flakët, shkrumbohet…

Një servis në Vorë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premte. Sipas njoftimit paraprak të policisë, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në një mjet, duke shkaktuar djegien në pjesën e përparme të tij. Fatmirësisht punonjësit e servisit kanë shëtuar pa lëndime dhe nga ngjarja raportohen vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Vorë/Informacion paraprak

Me datë 10.03.2023, në Vorë, në një servis, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme një mjet tip kamion.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit