Setien është i bindur: Real Madrid do të gabojë

Setien është i bindur: Real Madrid do…

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka dalë në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes kundër Celta Vigos, ku ka komentuar edhe luftën për titull me Real Madrid, që mban vendin e parë në klasifikim falë avantazhit në ndeshjet direkte, pavarësisht se të dyja ekipet janë në të njëjtën kuotë pikësh,

“Na pret një ndeshje e vështirë në Vigo kundër një skuadre që mbrohet mirë dhe që në tre ndeshjet e fundit e ka mbajtur portën e paprekur. Por jam i bindur se edhe Real Madridi do të gabojë në ndonjë ndeshje dhe do të rreshtë së fituari. Ata po kalojnë një formë shumë të mirë por kam besim se do të gabojnë siç gabuam edhe ne. Të gjitha ndeshjet e mbetura janë të vështira, çdo gjë do të ndahet javën e fundit”, u shpreh Setien.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit