SEUL – Gjykata konfirmon 20 vite burg për ish-presidenten Park për një skandal korrupsioni

SEUL – Gjykata konfirmon 20 vite burg…

Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut ka konfirmuar përfundimisht dënimin e ish-presidentes, Park Geun-hye me 20 vjet burg për skandalin e korrupsionit që përshpejtoi shkarkimin e saj në 2017.

Ky vendim i jep fund një procesi të gjatë gjyqësor, që pasoi largimin e ish-drejtueses së shtetit pas muajsh demonstrimesh masive në rrugë.

Gruaja e parë e zgjedhur si presidente e Koresë së Jugut, Park u dënua në 2018 me 30 vjet burg për korrupsion dhe abuzim të pushtetit.

Pas një sërë serie apelimesh dhe gjykimesh të reja më pas dënimi i saj u ul në 20 vjet.

Sot, çështja u kthye për herë të dytë në Gjykatën e Lartë, e cila mbështeti dënimin me 20 vjet.

Gjykata e Lartë miratoi gjithashtu gjobat dhe dëmshpërblimet që ish-presidentja duhet të paguajë dhe që kapin shifrën e 21,5 miliardë won (16 milionë euro).

Park, e cila ka bojkotuar për shumë kohë seancat dëgjimore që denoncojnë drejtësinë e njëanshme, mungoi sot.

Ajo u dënua gjithashtu me dy vjet burg për shkelje të ligjeve zgjedhore.

Këto dënime janë të ndara dhe  ish-presidentja do të jetë mbi 80 vjeç nëse vuan të gjithë dënimin prej 20 vitesh burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit