Sezoni i plazhit nis me pasiguri, në bregdet mungojnë vrojtuesit e kullave

Sezoni i plazhit nis me pasiguri, në…

Kur ndodhemi në fillim të çeljes së sezonit të plazheve, siguria e turistëve fatkeqësisht na duhet të raportojmë se është në pikëpyetje edhe këtë vit!

Në plazhet e vendit kanë filluar të shkojnë pushuesit e parë, por ajo që vihet re është mungesa e theksuar e vrojtuesve të plazhit. Në Vlorë përgjatë vijës bregdetare nga Zvërneci në Orikum ndodhen më shumë se 180 stacione të vrojtimit, por pjesa më e madhe e tyre janë pa një vrojtues.

Pushuesit tregojnë për mediat se gjatë kohës që ndodhen në det nuk kanë parë që të ketë vrojtues, madje ata tregojnë se edhe vitin e shkuar nuk ka pasur. Për ta jeta e një pushuesi është më e rëndësishme se i gjithë investimi që bëhet në këto zona.

Përveç tragjedive të mbytjes që çdo vit me dhimbje transmetohen në media, një tjetër kërcënim për pushuesit janë motorskafet të cilat shpesh udhëtojnë shumë pranë kokave të pushuesve që ndodhen në ujë. Vetëm disa ditë më parë publikuam një tjetër rast, kur një person me parashutë bënte xhiro shumë pranë bregut të detit, duke u kthyer në rrezik potencial për jetën e qytetarëve.

Marrja e masave nga institucionet përgjegjëse për rritjen e sigurisë është një ndër kërkesat më emergjente të qytetarëve!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit