Sezoni i vjeljes, Greqia kërkon punëtorë sezonal nga Shqipëria

Sezoni i vjeljes, Greqia kërkon punëtorë sezonal…


Afrimi i sezonit të vjelljes sidomos të ullirit ka bërë që fermerë nga disa rajone të Greqisë të kërkojnë punëtorë sezonalë nga Shqipëria.


Një faktor që ka ndikuar ëdhtë fakti se fermerët grekë që nuk po gjejnë më fuqi punëtore për shkak të interesit të ulët të emigrantëve për të punuar për shkak të pagave të ulta.


Unioni i Koperativave Bujqësore të Imatheas tha se pati këtë fundjavë një takim me një delegacion shqiptar ku diskutimet kanë përfshirë nxitjen e punësimit sezonal dhe lehtësimin e lëvizjes kufitare të migrantëve shqiptarë për punët sezonale në Greqi si dhe bashkëpunimin bujqësor mes rajoneve.


Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Greqinë për punësimin sezonal në vitin 2020 dhe çdo vit rreth 10 mijë punëtorë shqiptarë punësohen për disa muaj në Greqi.


Qeveria greke 2 vite më parë miratoi dhënien e lejes për 65 mijë punëtorë sezonalë në bujqësi dhe rreth 10 mijë në blegtori.


Sipas të dhënave në vitin 2021 ishin rreth 18 mijë vende të reja në bujqësi dhe 10 mijë të tjera në blegtori ndërsa këtë vit nevojat për punëtorë sezonalë janë thelluar

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit