Sezoni turistik 2023, pa punonjës/ Bizneset i zëvendësojnë me bangladeshas

Sezoni turistik 2023, pa punonjës/ Bizneset i…

Largimi në masë i të rinjve pritet të thellojë edhe më shumë mungesën e fuqisë  punëtore në këtë vit.  Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në 3 vitet e fundit bizneset po hasen me vështirësi të mëdha për të gjetur punëtor, akoma më keq po të flasim për punonjës të kualifikuar.

Në një prononcim për media ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, thotë se problemi më i madh qëndron tek kostot e kontratave të cilat arrijnë deri në 2 mijë euro në total.

Për këto arsye bizneset po piren gjithmonë e më shumë të punësojnë të huaj, ku mbizotërojnë punëtor nga Bangladeshi dhe Nepali.  Kështu, sezoni turistik pritet të mbijetojë me punonjësit e pakualifikuar të marrë nga vendet e treta.

Ndërsa të rinjtë shqiptarë shprehen se po gjejnë mundësi të ikin jashtë vendit, pasi me pagat në Shqipëri nuk ia dalin as të mbijetojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit