Sfida e nxehtë me Serbinë në horizont! Kalendari i Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit

Sfida e nxehtë me Serbinë në horizont!…

Kombëtarja shqiptare ka nisur aventurën e saj në eliminatoret e Botërorit 2026 ku ka luajtur 2 sfida.

Ndeshja e parë, e luajtur në Wembley kundër Anglisë, përfundoi me një humbje të dhimbshme 2-0, një rezultat që, ndonëse i pritur, nuk e zvogëlon vlerën e përpjekjes së djemve të Sylvinhos.

 Në sfidën e dytë, kundër Andorës, të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në “Air Albania”, kuqezinjtë treguan një paraqitje të shkëlqyer, duke siguruar plotësisht tre pikët e nevojshme për të përmirësuar renditjen e tyre në grup.

Pas këtyre dy ndeshjeve, Shqipëria do të rikthehet në fushë në muajin qershor, ku do të përballet me një sfidë të vështirë dhe me shumë emocion, kundër Serbisë, takim i cili do të zhvillohet më 7 qershor në stadiumin “Air Albania.

Vetëm tri ditë pas kësaj përballjeje të zjarrtë, Shqipëria do të udhëtojë në Letoni për ndeshjen e parë kundër këtij kundërshtari, që do të zhvillohet më 10 qershor. Ndërkohë, më 7 shtator, kombëtarja shqiptare do të përballet sërish me Letoninë, por këtë herë në “Air Albania”.

 Ndeshja e kthimit me Serbinë do të zhvillohet më 11 tetor në transfertë, ndërsa dy ndeshjet përfundimtare të grupit janë të planifikuara për nëntorin e këtij viti më 13 nëntor Shqipëria do të luajë kundër Andorës në transfertë dhe më 16 nëntor do të përballet me Anglinë në “Air Albania”.

A do të munden kuqezinjtë të mbajnë gjallë shpresën për Botërorin e vitit 2026?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit