Sfida e TikTok e lë adoleshentin të shpërfytyruar me gati 80% të trupit të djegur

Sfida e TikTok e lë adoleshentin të…

Një sfidë e TikTok që shkoi tmerrësisht keq la një djalë 16-vjeçar nga Karolina e Veriut të shpërfytyruar rëndë, me djegie në thuajse 80% të trupit të tij.

Mason Dark dhe miqtë e tij po krijonin një pishtar të improvizuar me një bojë llak dhe një çakmak, i cili shkaktoi një shpërthim që i përfshiu adoleshentët në flakë.

Adoleshentët nga Wake Forest, një qytet afërsisht 17 milje në verilindje të Raleigh, po merrnin pjesë në një sfidë të rrezikshme TikTok ku përdoruesit e mediave sociale përdorin aerosole të ndezshme për të krijuar flakëhedhës.

Në vend që të ndizej flaka, kanaçja shpërtheu.

Të gjithë dëgjuan një bum të madhe. Dhe pastaj Mason doli me vrap dhe filloi të hiqte këmishën e tij”, tha Dark.

Mason u hodh në një lumë aty pranë për të qetësuar djegiet, por doli me lëkurë të djegur.

Të dyja lëvizjet përfunduan duke e përkeqësuar gjendjen e tij: Adoleshenti pësoi një djegie të shkallës së tretë në shpinë dhe është në rrezik të lartë të infeksionit nga uji i lumit.

Mason tashmë i është nënshtruar disa operacioneve për të marrë transplantet e lëkurës. Adoleshenti, i cili është një futbollist mjaft aktiv dhe vrapues, pritet të kalojë gjashtë muajt e ardhshëm në qendrën e djegieve./NYP

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit