Sfida më e re në TikTok, drejtorët dhe mësuesit të shqetësuar

Sfida më e re në TikTok, drejtorët…

Një sifdë e re në TikTok ka shqetësuar drejtorët dhe mësuesit e shkollave.

Kjo sfidë kërko që studentët të vjedhin në mënyrë të pashpjegueshme gjithçka në ambjentet e shkollës.

Deri të hënën u gjendën rreth 100,000 video të tilla, me më shumë se 175 milionë shikime.

Aplikacioni i ndaloi duke bërë dhe thirrje që ky veprim të ndalojë sa më shpejt.

“Ne presim që komuniteti ynë të qëndrojë i sigurt dhe të ketë përgjegjësi. Ne nuk lejojmë përmbajtje që promovon ose mundëson aktivitete kriminale,”-tha një zëdhënës i TikTok për TechCrunch. “Ne po i heqim këto përmbajtje dhe po ridrejtojmë hashtags-at dhe rezultatet e kërkimit, për të dekurajuar një sjellje të tillë.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit