"S'futem dot në shtëpinë time, makiant parkohen para derës kryesore"

“S’futem dot në shtëpinë time, makiant parkohen…

Një qytetare nga Durrësi i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar një problem që, sipas saj, përsëritet vazhdimisht në rrugën “Miqësia”, pranë banesës me numër 7.

Qytetarja thotë se automjetet parkohen përpara derës kryesore të banesës, duke i bllokuar hyrjen dhe daljen me makinë.

Sipas saj, problemi nuk është një rast i izoluar, pasi automjetet qëndrojnë të parkuara për orë të tëra dhe në disa raste edhe gjatë gjithë natës.

Ajo kërkon që fenomeni të marrë vëmendjen e autoriteteve, pasi parkimet e tilla i vështirësojnë aksesin në banesë dhe e detyrojnë të përballet vazhdimisht me të njëjtën situatë.

Problemi i parkimeve që bllokojnë hyrje-daljet e banesave mbetet një shqetësim i shpeshtë në zonat urbane, veçanërisht në qytetet ku hapësirat e parkimit janë të kufizuara.

Mesazhi i qytetares:

Doja të denoncoja këtë fenomen, i cili përsëritet në mënyrë të vazhdueshme. Parkojnë pa pikën e merakut përpara derës kryesore të shtëpisë time. Kur dua të hyj ose të dal me makinë, gjithmonë përballem me të njëjtin problem. Makinat më bllokojnë hyrjen për orë të gjata, madje në disa raste qëndrojnë të parkuara edhe gjatë gjithë natës.

Rruga “Miqësia”, banesa nr. 7, Durrës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit