Sgarbi e quan qytet grek, Ceka: I nderuar, falju zotit të Bylisit të na shpëtojë nga injoranca e Ministrisë së Kulturës

Sgarbi e quan qytet grek, Ceka: I…

Publicisti i njohur italian Vittorio Sgarbi ka zbuluar se ka kaluar disa ditë pushime në Shqipëri.

Pas videos së famshme që qarkulloi në rrjet, me Sgarbin i cili rrezikonte të mbytej në Palasë, publicisti tanimë ka publikuar një foto në “Instagramin” nga Bylisi, të cilin e quan qytet antik grek.

Por siç duket, personi që e ka shoqëruar Sgarbin të vizitonte qytetin antik, e ka informuar gabim duke i thënë se është grek dhe jo ilir.

Lidhur me këtë, ka reaguar arkeologu dhe profesori Neritan Ceka, i cili përmes një postimi në Forumin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka fajësuar Ministrinë e Kulturës për keqinformimin.

“Nuk mjaftoi qe bene grek Butrinti, tani edhe Bylisi na doli qytet grek. Bilmezat e Ministrise se Kultures nuk i thane se ishte ne mes te mallakastrioteve dhe po i falej leberve. Keta pasardhes te grekeve jane? I nderuar Zgarbi, falju edhe nje here zotit te Bylisit te na shpetoje nga injoranca e Ministrise se Kultures. Amen”, shkruan Ceka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit