Shabani, polici 35-vjeçar që kreu vetëvrasje në varreza

Shabani, polici 35-vjeçar që kreu vetëvrasje në…

Shaban Hajdari, 35-vjeç, është polici nga Prizreni, i cili u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Hajdari ishte pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia e Kosovës është informuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë se rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë, është gjetur pa shenja jete një person me inicialet SH.H., 35 vjeç, banues në Prizren. Pas daljes në vendin e ngjarjes dhe kryerjes së procedurave të identifikimit, është konfirmuar se viktima ishte zyrtar policor i Policisë së Kosovës.

Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve shqiptare, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri. Arma e përdorur është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Autoritetet kompetente po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit